Kosova

Oferta e çuditshme e Vjosa Osmanit për Valdete Dakën


Foto e punuar: Vjosa Osmani dhe Valdete Daka

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka bërë një ofertë të çuditshme kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës, Valdete Daka.

Osmani, siç mëson Albanian Post nga burime brenda takimit të sotëm, i ka thënë Dakës që nëse ajo pranon të japë dorëheqje atëherë do i kthehet me një mirënjohje në këmbim.

“Presidentja Osmani, në këmbim të dorëheqjes, kryetares së KQZ-së, Daka, i ofroi mirënjohje publikisht për punën e saj”, ka treguar burimi për AP.

Por, Daka e ka refuzuar “ofertën” e presidentes. Ajo, tregon burimi, i ka thënë që nuk i duhet mirënjohja meqë, “e ka kryer detyrën në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

Osmani, po deshi, mund ta shkarkojë vetë Daken.

Sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, neni 61, pika 5 thotë se “Mandati i Kryesuesit të KQZ-së apo cilitdo anëtarë të KQZ-së mund të ndërpritet përmes dorëheqjes ose nga Presidenti i Kosovës me efekt të menjëhershëm”.

Megjithatë janë disa rrethanat përcaktuese për shkarkimi.

Ai mund të ndodhë nëse “dështon në plotësimin e kushteve dhe kritereve që dalin nga ky ligj, anëtari nuk merr pjesë, pa ndonjë arsyetim të arsyeshëm, në tri mbledhje të njëpasnjëshme të KQZ-së dhe ndërprerja e mandatit miratohet nga dy të tretat (2/3) e votave të shumicës së KQZ-së, anëtari është i dënuar për vepër penale, sillet ose vepron në atë mënyrë që e dëmton seriozisht statusin dhe integritetin e KQZ-së dhe kur anëtari nuk është në gjendje t’i kryej detyrat e veta për më shumë se gjashtë muaj me radhë”.

Mbledhjet e fundit në KQZ kanë qenë prodhime të diskutimeve në mes të përfaqësuesëve të Vetëvendosjes dhe Kryetares së Komisionit.

Në mbledhjen e 25 gushtit, Anëtarët e VV-së në KQZ, Alim Rama dhe Sami Kurteshi janë përplasur me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka.

“Ti e ke humb kredibilitetin me qenë anëtare e KQZ-së e lëre më kryesuese”, ka thënë Rama.

Pas një diskutimi me Ramën, ka ndërhyrë anëtari tjetër nga VV-ja, Sami Kurteshi i cila ka vazhduar përplasjen me Dakën duke i thënë se ka nënshkruar letra që s’i ka miratuar KQZ-ja.

“Zonja kryesuese, ju po ndërhyni, ju nuk keni të drejt të komentoni diskutimet e anëtarëve të KQZ-së, keni të drejt me kërku, a e dëgjuat, vota për kundër dhe kaq. Arsyetime të tilla të kundërligjshme keni bërë vazhdimisht, keni nënshkruar letra që nuk i ka  miratuar KQZ-ja, pikërisht duke e keqpërdorur pozitën e monopolit njëfarë mënyre të kryesueses. Akuza irituese është mos bërtit, po ju nuk po e lëni me fol”, i ka thënë Kurteshi.

Daka shpesh herë në mbledhjet e KQZ-së u quajt si “Koka e krimit”, “nismëtare e vjedhjes industriale të votave”, “po doni me dështu KQZ-në për shkak të përkatësisë politike”, “asnjëherë KQZ-ja nuk ka qenë më e politizuar”.

Tensionet brenda KQZ-së nga anëtarët e VV-së dhe nga Vjosa Osmani, në atë kohë u.d Presidente, u shpërfaqën pak para zgjedhjeve të 14 shkurtit, kur ky institucion nuk e certifikoi Albin Kurtin si kryesues i listës zgjedhore nga radhët e Vetëvendosjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore