Shqipëria

Objektivi i Ramës: Shqipëria, anëtare me të drejta të plota më BE në vitin 2030


Në vitin 2030, duhet të ulemi si të barabartë në tryezën e Bashkimit Evropian.

Kështu është shprehur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”.

Rama tha se ky është objektivi ynë, kjo është detyra jonë, megjithëse kemi një proces që ka etapat e veta.

Trupi diplomatik i Shqipërisë, ka vijuar Rama, duhet të ngjitet në një nivel të ri.

“Kjo është plotësisht e mundur duke shfrytëzuar eksperiencën që ka, shembujt e shkëlqyer që janë përfaqësues të këtij komuniteti, por edhe elementin transformues të Shqipërisë”.

Hasani: Ligji i ri për Shërbimin e Jashtëm synon të japë energji të re

Sipas tij, sot Shqipëria është një magnet që tërheq vizitorë nga e gjithë bota.

“Vitin e kaluar tërhoqëm 10 milionë turistë, këtë vit shifra do të jetë edhe më e lartë, dhe kjo është një e dhënë që shoqërohet me rritjen e ekonomisë, me rritjen e të ardhurave, me rritjen e pagave”, ka treguar ai.

“Kemi 10 mijë biznese të reja në Shqipëri referuar shifrave të 6-mujorit, kemi rritje të investimeve të huaja me 15 për qind vetëm në 3-mujorin e parë të vitit, kemi rritjen e numrit të të punësuarve”.

Në vitin 2027 Shqipëria mirëpret samitin e NATO-s, Rama: Kohë e transformimit historik

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore