Lajme

Objekti i IML-së përfshihet nga flakët


IML-ja në zjarr

Objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së martës (21 nëntor), ndërsa udhëheqësi i ekipit të zjarrfikësve, Malë Gashi, ka njoftuar se zjarri tashmë është lokalizuar.

“Një zyrë është djegur në katin e dytë, nga zjarri janë djegur disa letra. Zjarri tashmë është lokalizuar, ndërsa sipas informatave që kemi, nuk ka persona të lënduar. Nuk dihen ende shkaqet”, ka njoftuar Gashi.

Policia e Kosovës ndërkohë ka thënë për Albanian Post se aktualisht, ekipet policore kanë nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen e së martës.

Objekti i IML-së ishte përfshirë nga flakët edhe në fund të marsit të këtij viti. Atëherë dyshohej se shkaktar ishte defekti në instalimin elektrik. Në IML ruhen provat e vdekjeve të dyshimta, vrasjeve dhe rasteve që janë nën hetim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore