Shqipëria

Numri i vizitorëve është rritur me 11% dhjetorin e vitit 2022


Dhjetorin e vitit 2022, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 11,1 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2021.

Të njëjtën ecuri ka pasur edhe numri i vizitorëve rezident që është rritur me 3,2 për qind dhe numri i vizitorëve jo-rezident që është rritur me 22,6 për qind.

Referuar të dhënave nga INSTAT-i, numri i net qëndrimeve gjithsej ka rënë me 1,0 për qind në krahasim me dhjetorin 2021.

Sakaq, numri i net qëndrimeve nga rezident është rritur me 1,1 për qind kurse numri i net qëndrimeve nga jo-rezident ka rënë me 3,1 për qind.

Muajin dhjetor të vitit 2022 është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 11,1 për qind krahasuar me dhjetorin 2021.

Numri i vizitorëve rezident, të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 19,6 për qind. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 8,6 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Numri i vizitorëve rezident, të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritjen më të lartë me 4,0 për qind.

Në muajin dhjetor të vitit 2022, numri më i lartë i vizitorëve në “Rajonin Qendër“ rezulton 49,8 për qind, në “Zonat Jo-bregdetare” 67,0 për qind dhe në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” 97,4 për qind.

Ndërkohë, numri i net qëndrimeve gjithsej ka rënë me 1,0 për qind, në krahasim me muajin dhjetor të vitit 2021.

Numri i net qëndrimeve të vizitorëve rezident, të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 7,6 për qind.

Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 14,2 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Numri i net qëndrimeve të vizitorëve rezident, të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritjen më të lartë me 2,0 për qind.

Në muajin dhjetor 2022, numri më i lartë i net qëndrimeve është realizuar në “Rajonin Qendër“ (52,1 %), në “Zonat Jo-bregdetare” (57,4 %) dhe në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (97,6 %).

Nga ana tjetër, gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 9,9 për qind, kundrejt 10,4 për qind që ishte në muajin dhjetor 2021.

Kurse norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 8,5 për qind, kundrejt 9,0 për qind që ishte në muajin dhjetor 2021.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore