Lajme

Numri i të vdekurve në Gaza kalon 1,500, sipas ministrisë


Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se 1 mijë e 537 palestinezë janë vrarë dhe 6 mijë e 612 të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore izraelite në Rrip që nga fillimi i luftimeve më 7 tetor.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë thënë se kanë vrarë rreth 1 mijë e 500 terroristë palestinezë në territorin izraelit.

IDF-ja zbuloi më herët se kanë kryer sulme ajrore kundër rreth 750 objektivave që i përkasin Hamasit dhe grupeve të tjera terroriste në Rripin e Gazës gjatë natës.

Ndër objektivat ishin 12 kulla shumëkatëshe, për të cilat IDF-ja thotë se përmbajnë asete të Hamasit.

Ushtria thotë se ka goditur gjithashtu tre operativë të Hamasit përgjegjës për sulmin me mortaja mbi Izraelin ditët e fundit.

Treshja ishin në shënjestër në një qendër komanduese ushtarake në qytetin e Gazës, sipas IDF-së.

Objektivat e tjera përfshijnë tunele, komplekse ushtarake, rezidenca të anëtarëve të lartë të përdorur si qendra komanduese ushtarake, depo për ruajtjen e armëve dhe dhoma komunikimi, thotë IDF.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore