Film

“No time to Die”, së shpejti në kinema


Agjenti 007 kthehet sërish në filmin “No Time to Die”. Detaje të reja kanë dalë mbi shifrat marramendëse që u është dashur prodhuesve të shpenzojnë: plot 200 milionë funte është paguar aktori protagonist Daniel Craig.

Ky film, i cili do të dalë së shpejti në kinema, bazohet në një kohë krize, kur letra higjienike dhe racionimi i sheqerit e mishit ishin ende në fuqi.

Filmi i fundit i Craig, me skenar nga emra të njohur të kinematografisë, si: Neal Purvis, Robert Wade dhe Phoebe W-Bridge, ka gjithçka: aksion, dramë, trishtim, momente romanike etj.

Regjisori Cary Fukunaga jep detaje se, në “No Time to Die”, gjithashtu do të shohim një Bond romantik, i cili nuk ka frikë t’i shfaqë ndjenjat e veta.

E gjitha ka të bëjë me një plan të tmerrshëm të luftës biologjike të quajtur “Herakles”, që po zhvillohet nga M (Ralph Fiennes), duke përdorur një shkencëtar renegat Obruchev.

Si MI6, ashtu edhe CIA duan Obruchevin – por inteligjencës britanike nuk i intereson të përfshijë Bondin që tani është në pension në Xhamajka, dhe statusin e 007 e mban një agjent i ri Nomi.

Por amerikanët e bindin Bondin që të marrë punën si një profesionist i pavarur, duke e dërguar në Kubë, ku aty lidhet me një operative të patrajnuar: Palomën.

Përfundimi tregon se 007 është ende i aftë të sjellë një surprizë në bazën e fansave dhe mund të ndodhë që bota e Bondit të ketë marrë diçka nga universet Marvel dhe DC, me ndjenjën e tyre të madhështisë dhe misterit vizatimor.

“No Time To Die” duket se po zhvillohet në botën reale, një hapësirë e madhe e gjerë e hapur, që ne të gjithë e dëshirojmë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore