Kosova

Një shtetas polak ndalohet nga policia për kalim ilegal të kufirit


Ilustrim

Një shtetas i Polonisë është ndaluar në Izvor të Zveçanit nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka kaluar në formë ilegale kufirin.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24- orësh të PK-së.

“Njësia policore ka ndaluar të dyshuarin mashkull me shtetësi polake pasi i njëjti dyshohet se kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që pas inicimit të rastit, i dyshuari të lirohet.

Ky rast potencohet se vazhdon në procedurë të rregullt.

Në raport theksohet edhe që ka vdekur një i mitur, i cili po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), të mërkurën.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, i mitur i cili ishte duke u trajtuar në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra pasi ishte rrëzuar në shtëpinë e tij sot me datën 18.09.2024 ka ndërruar jetë”, njoftohet nga PK-ja.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion dhe vdekja e tij është duke u hetuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore