Kosova

Një person theret me thikë në Orllan të Podujevës


Policia e Kosoves

Në mbrëmjen e së mërkurës një person është therë me thikë në Orllan të Podujevës.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka njoftuar se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 19:00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në fshatin Orllan të Podujevës. Në këtë rast nga një mjet i mprehtë (thikë) është lënduar një person”, tha Ahmeti për AP.

“I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, shtoi.

Ajo bëri të ditur se aktualisht në stacion policor po intervistohen tre persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë.

Gjuajtje me armë mes familjarëve në Lupç të Podujevës, katër të plagosur, njëri në rrezik për jetë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore