Kosova

Një i vdekur dhe tre të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë


Ilustrim

Si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Komoran, një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se në aksident ka qenë i përfshirë një kamion dhe një veturë.

“Rreth orës 00:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Komoran). Në aksident janë përfshirë dy automjete (një veturë dhe një kamion)”.

“Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore”, bënë me dije nga polica.

Njoftohet se njësitet relevante policore janë marrë me aksidentin.

Deri më tani nuk dihen detaje të tjera për këtë rast.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore