Kosova

Një grafit kërcënues ku shkruan “vdekje shqiptarëve” shfaqet në Bujanoc


Foto: Nevzad Lutfiu

Një grafit me shkronja cirilike ku shkruan “vdekje shqiptarëve” është shfaqur në oborrin e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, një ditë pas protestës së komunitetit shqiptar kundër politikës diskriminuese të Serbisë.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Luginë të Preshevës, Nevzad Lutfiu, nëpërmjet një postimi në “Facebook” të martën, ka kërkuar nga organet e rendit që të zbulojnë autorin dhe të marrin masa adekuate.

“Në oborrin e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc gjatë ditës së sotme, qytetarët e kanë parë këtë grafit ‘vdekje shqiptarëve’. Ftoj organet e rendit që ta zbulojnë autorin dhe të marrin masa”, ka shkruar Lutfiu gjatë ditës.

Ndryshe, shqiptarët kanë protestuar të hënën për “identitet dhe dinjitet” kundër politikës diskriminuese të Serbisë. Ata kanë kërkuar nga Qeveria e Serbisë respektimin e marrëveshjeve politike, ndalimin e pasivizimit të adresave, njohjen e diplomave të Kosovës dhe përfshirjen në institucione.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore