Kosova

Një flamur serb me një mbishkrim nacionalist i vendoset një personi në Veri tek hyrja e banesës


Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se një person të shtunën ka raportuar se para hyrjes së banesës së tij në Mitrovicë të Veriut kishte gjetur një flamur serb dhe një letër me mbishkrim nacionalist.

“Ankuesi kosovar ka raportuar se para hyrjes së banesës së tij, ka gjetur një flamur serb dhe një letër me mbishkrim nacionalist. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim.

Ndërsa rasti po hetohet nga organet e rendit.

Po ashtu sipas raportit 24-orësh, tre persona janë raportuar të zhdukur brenda 24-orëve në Kosovë.

Një rast është raportuar në Pejë, një në Gjakovë e një në Leposaviq. Policia ka njoftuar se po i heton rastet.

Ndërkaq në Skenderaj, është djegur një stallë e ushqimit të bagëtive, disa mjete pune dhe një veturë.

“Si pasojë e zjarrit sipas ankuesit janë djegur disa mjete pune të cilat ishin në stallë, një veturë si dhe disa fidane të pemëve që ishin të mbjella në një parcelë prej rreth 70 ari”, njofton policia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore