Lajme

Përfundon takimi mes Lajçakut dhe Petkoviçit


Ka përfunduar takimi mes kryenegociatorit të Serbisë, Petar Petkoviç dhe emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak për çështjen e dinarit në Bruksel, raportojnë mediat serbe

Lajçak tani pritet të zhvillojë një takim edhe me kryengeociatiorin e Kosovës, Besnik Bislimin në kryeqendrën ervopiane.

Ky takimi është thirrur nga Lajçak, pasi që tre paraprakët nuk mjaftuan që të arrihet një marrëveshje kompromisi që u propozua nga ndërmjetësi për këtë çështje, që së fundmi ka rritur tensionet në mes të dy vendeve fqinje.

Përkundër dallimeve, diplomati sllovak, pasi që kishte fasilituar takimin e tretë Bislimi-Petkoviç për dinarin më 4 prill, por edhe të tjerët, kishte thënë se janë përfaruar dallimet midis palëve, përkatësisht Kosovës dhe Serbisë.

“Prita një tjetër diskutim me dy kryenegociatorët për zgjidhje të përkohshme për personat e prekur nga vendimi i BQK-së. I kemi afruar dallimet midis propozimeve të dy palëve. Kam në plan të vazhdoj diskutimet tona së shpejti bazuar në idetë e BE-së për kompromis”, shkruante Lajçak në platformën X (ish-Twitter).

Më 1 shkurt, hyri në fuqi rregullorja e re e BQK-sё, nëpërmjet së cilës synohet të ndalohet qarkullimi i dinarit serb nё territorin kosovar, duke specifikuar se valuta e vetme ligjore që lejohet për transaksione është euro.

Në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, përveç valutës euro, deri tani është përdorur edhe dinari nën sistemin paralel të financuar nga Serbia.

BQK-ja njoftoi se rregullorja e re do të zbatohet përmes një tranzicioni të lehtësuar, që do të zgjasë jo më shumë se tre muaj.

Kushtetuta e Kosovës përcakton që duhet të ekzistojë vetëm një valutë për kryerje të pagesave me para të gatshme.

Vendet perëndimore, posaçërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë kritikuar kryeministrin Albin Kurti se nuk është koordinuar me ta për çështjen e dinarit, madje kanë thënë se ky vendim ka cenuar raportet në mes të dy shteteve respektive.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore