Lajme

Nga pa shije në ikonik: 5 liderët evropianë që u përpoqën të visheshin ndryshe


Ka një hyrje të re në botën e modës politike: Hoodie (Trikot me kapuç).

Në një botë ku imazhi publik i një politikani mund të përcaktojë karrierën e tij, zgjedhjet e veshjeve kanë një rëndësi të madhe.

Hoodie-t, dikur simbol i artistëve të hip-hop-it dhe entuziastëve të Silicon Valley, tani janë bërë një element kyç në gardërobën e liderëve globalë.

Nga presidenti francez deri te ish-kryeministri britanik, kjo veshje ka gjetur rrugën e saj në ambiente të larta politike.

Por kush e ka veshur më mirë? Dhe kush duhet ta linte në varëse rrobash?

Pa shije: Ramzan Kadyrov

Sekreti për të zbukuruar një veshje janë aksesorët.

Kur Ramzan Kadyrov, udhëheqësi çeçen dhe mik i Putinit, publikoi një video duke drejtuar Tesla Cybertruck-un e tij të ri, vëmendja e vëzhguesve u përqendrua te një brez municionesh që kishte hedhur mbi një hoodie të zezë.

Fatkeqësisht, efekti të linte për të dëshiruar dhe e bënte të dukej si një Dementor i armatosur nga “Harry Potter”.

Megjithatë, e meritoi një pikë për përpjekjen.

Chechen warlord Kadyrov flaunts machine gun-mounted Tesla Cybertruck

Ende mjaft e tmerrshme: Rishi Sunak

Nëse ideja është që zëvendësimi i një kostumi me një hoodie të japë një estetikë më të relaksuar, ndoshta nuk është më e mira të kombinohet me një këmishë.

Dikush duhet t’ia kishte thënë këtë ish-kryeministrit britanik, Rishi Sunak, para se të vishte një hoodie mbi një kravatë të kuqe dhe një këmishë.

“A e vrau Rishi Sunak hoodie-n?”, pyeti The Independent pas publikimit të fotografive.

Nuk është hera e parë që ai përzien veshjen formale me atë të rastësishme në përpjekje për të dukur modern, me rezultate jo shumë të mira.

Për të qenë të drejtë, Sunak gjithmonë ka pasur vështirësi për ta portretizuar veten si një njeri i zakonshëm që relaksohet me hoodie, duke pasur parasysh preferencën e tij për kostume të qepura, këpucë nga Prada dhe një pasuri personale që raportohet të jetë më e madhe se ajo e mbretit Charles.

Rishi's ready for his close up! Hoodie-clad Chancellor prepares for Spending Review

I pranueshëm: Donald Tusk

Ndonjëherë, një kostum thjesht nuk është i përshtatshëm kur njerëzit po vuajnë.

Kryeministri polak, Donald Tusk, e ndoqi shembullin e liderit ukrainas, Volodymyr Zelensky këtë javë, duke udhëhequr një takim krize mes përmbytjeve shkatërruese të vendit, i veshur me një hoodie të errët.

Ai është parë edhe më parë duke veshur një hoodie, ndoshta i pëlqen të jetë komod.

Donald Tusk has declared a state of emergency because of the floods in the southern part of Poland ᐉ News from Fakti.bg - World | ФАКТИ.БГ

Eleganti: Emmanuel Macron

Francezët kanë qenë gjithmonë të njohur për stilin e tyre chic dhe për përcaktimin e trendeve në modë, dhe presidenti, Emmanuel Macron, nuk bën përjashtim, me një gardërobë të mbushur me kostume të qepura me precizion.

Megjithatë, një fotografi zyrtare e tij u bë e famshme në mediat sociale.

Bëhet fjalë për një foto të tij duke punuar në Pallatin Élysée me një hoodie të zeze, e cila kishte logon e forcave speciale franceze, në vitin 2022.

Përveç kësaj, Macron shfaqte një mjekër të vogël, flokë të çrregullta dhe xhinse, duke e bërë atë të duket më i thjeshtë se kurrë.

Faktori i lezetshëm u prek disi nga natyra e skenuar e fotove. E megjithatë, disi, Macron ia doli.

Ikonik: Volodymyr Zelensky

Nëse ka një lider që e ka popullarizuar hoodien në qarqet politike, ai është presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Udhëheqësi ka veshur vetëm xhup, bluza dhe triko me kapuç që nga pushtimi brutal i Rusisë në shkallë të plotë të vendit të tij në fillim të vitit 2022.

Largimi i veshjeve formale të zakonshme në favor të një gardërobe me nuanca ushtrie është një deklaratë e qëllimshme e presidentit ukrainas, që pasqyron luftën e zymtë të vendit të tij për mbijetesë dhe e vendos atë në solidaritet me forcat e armatosura.

Sipas korrespondentit të Financial Times në Kiev, Zelensky u zotua se nuk do t’i rikthehet veshjes së kostumit dhe kravatës dhe rruajtjes së mjekrës deri në fitoren e Ukrainës në luftë.

Si rezultat, Zelensky është lehtësisht lideri më i lidhur me veshjet e rastësishme.

Në fakt, kur Macron veshi një hoodie, The Times tha se ai po imitonte “pamjen Zelensky”.

Ukraine's Zelensky warns of World War 3 risk as he seeks Western support against Russia | South China Morning Post

Marrë nga “Politico”, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore