Lajme

Netanyahu shkarkon ministrin e lartë pas urdhrit të Gjykatës


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shkarkuar një ministër të lartë nga detyra, duke respektuar një vendim të Gjykatës së Lartë.

Kjo, në mes të një përçarjeje të thelluar mbi pushtetin e gjykatave.

Netanyahu njoftoi se po shkarkonte Aryeh Deri, i cili shërbeu si ministër i Brendshëm dhe Shëndetësisë.

Gjykata e Lartë e Izraelit vendosi javën e kaluar që Deri nuk mund të shërbente si ministër i kabinetit për shkak të një dënimi vitin e kaluar për shkelje tatimore.

“Me pikëllim të madh dhe me një ndjenjë jashtëzakonisht të vështirë jam i detyruar t’ju transferoj nga posti juaj si ministër në qeveri”, i tha Netanyahu Deri-t gjatë mbledhjes së kabinetit, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit.

Deri, kreu i partisë ultra-ortodokse hebreje Shas, u emërua në kabinetin e Netanyahut muajin e kaluar pas zgjedhjeve të nëntorit në Izrael.

Gjykata e Lartë vendosi të mërkurën se kryeministri “duhet të largojë Deri-n nga posti i tij”, duke përmendur dënimin e tij në vitin 2022 për mashtrim tatimor.

Barak Seri, një i besuar i Deri-t, i tha Army Radio më herët të dielën se portofolet do të mbaheshin nga anëtarët e tjerë të Shasit pasi ai mbetet në koalicion.

Vendimi është komentuar si “një goditje shumë e madhe për Benjamin Netanyahu”, i cili ka kërkuar të frenojë kompetencat e gjykatës më të lartë të vendit.

Netanyahu “tha se ai po përpiqej të gjente një mënyrë për t’u kthyer që Aryeh Deri të kthehej në qeveri”.

Muajin e kaluar, ligjvënësit izraelitë miratuan një ligj që lejon këdo që dënohet për vepra penale, por që nuk është dënuar me burg, të shërbejë si ministër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore