Shqipëria

Në vitin 2027 Shqipëria mirëpret samitin e NATO-s, Rama: Kohë e transformimit historik


Shqipëria do të mirëpresë Samitin e Natos-s 2027.

Kështu është shprehur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”.

Kreu i Qeverisë ka theksuar se provë që Shqipëria ka pësuar transformimin historik në diplomacinë ndërkombëtare dhe kjo falë dhe punës së ambasadorëve janë dy ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare, të cilat Shqipëria do të jetë organizatorja.

“Vitin e ardhshëm do të jemi vendi që do të mikpresë liderët e 44 shteteve evropiane  nga Britania e Madhe në Ukrainë apo nga Suedia, Norvegjia deri në Turqi, vitin e ardhshëm në samitin e Komunitetit Politik Evropian. Do të jemi mikpritës të samitit të NATO-s në vitin 2027. Gjëra që as nuk mund të imagjinoheshin vite më parë. Që Shqipërisë t’i besoheshin të tilla role”.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të organizojë nga 26-28 gusht Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”.

Lajmi u bë i ditur një ditë më parë nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, në një postim në mediat sociale.

Konferenca po organizohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Në konferencë përveç ambasadorëve dhe krerëve të posteve konsullore, janë të ftuar personalitete të shtetit shqiptar dhe të huaj.

Konferenca e Ambasadorëve është një takim i rëndësishëm i Shërbimit të Jashtëm shqiptar, i cili do të ofrojë një mundësi për të paraqitur prioritetet që do të orientojnë punën e misioneve diplomatike dhe posteve konsullore të RSH në botë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore