Kosova

Në Veri sulmojnë me gurë në kokë gazetaren e RTV Dukagjinit


Gazetarja e “Radio Televizionit Dukagjini”, Dorentina Thaqi, është sulmuar me gurë në kokë, nga protestuesit e dhunëshëm serbë në Veri të Kosovës.

Siç njofton Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës “gazetaren Dorentina Thaqi, protestuesit të cilët i kanë sulmuar edhe kameramanët e RTK-së dhe TëVë1-në, e kanë qëlluar me gurë në kokë, ndërsa e kanë gjuajtur edhe me shok-bombë”.

“Ky është sulmi i 28-të në drejtim të ekipeve të mediave, gjatë tensioneve të fundit në veri të vendit, ndërsa sulmi i katërt vetëm gjatë ditës së sotme në Leposaviq”.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kërkuar që urgjentisht të sillen para drejtësisë protestuesit, “ndërsa u bën thirrje ruajtësve të rendit dhe paqes, Policisë së Kosovës, Policisë së EULEX-it dhe KFOR-it, që të krijojnë kushte të favorshme për raportim, në këto kohë të ndjeshme”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore