Gjykata Speciale

Në seancë të mbyllur vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së


Edhe këtë të enjte po vazhdon të jetë e mbyllur seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë që po mbahen në paraburgim si të akuzuar për krime lufte.

Dëshminë po e vazhdon dëshmitari i katërt i Zyrë së Prokurorit të Specializuar.

Deri më tani të gjithë dëshmitarët në këtë proces kanë dhënë dëshmitë e tyre në seanca kryesisht të mbyllura për publikun.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, akuzohen për ndërmarrje të përbashkët kriminale lidhur me vrasje, tortura e trajtim mizor në rreth 40 qendra ndalimi në periudhën 1998–1999.

Për këto krime të pretenduara, ZPS-ja pretendon se katër pjesëtarët e Shtabit të Përgjithshëm ishin në dijeni ose kanë pasur arsye të jenë në dijeni.

Ata akuzohen edhe për pjesëmarrje direkte në frikësim, marrje në pyetje dhe keqtrajtim të të ndaluarve nëpër qendra ndalimi. Akuzat i kanë mohuar në tërësi Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi, e po ashtu edhe mbrojtësit e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore