Lajme

Në Britani shfaqen monedhat e para me portretin e mbretit Charles


Royal Mint ka zbuluar një dizajn të ri për monedhën 50 pens me Mbretin Charles III, e cila do të dalë në qarkullim para fundit të vitit.

Lajmi u bë i ditur nga botimi britanik “The Guardian”.

Ndërkohë, një seri e veçantë përkujtimore monedhash kushtuar Mbretëreshës Elizabeth II do të dalë të hënën e 3 tetorit.

Portreti i Charles do të shfaqet në monedhën 5 paund dhe monedhën 50 pens kushtuar Mbretëreshës.

Nicola Howell, zyrtarja kryesor tregtare në Royal Mint, tha: “Ne presim që klientët të fillojnë të marrin monedhat përkujtimore nga tetori dhe më pas presim që monedha përkujtimore 50p të jetë në qarkullim ndoshta nga dhjetori”.

Portreti i mbretit në monedhë, i cili mori miratimin personal të Charles-it, u krijua nga skulptori Martin Jennings, shtoi Mint.

Sipas traditës, portreti i mbretit do të kthehet në të majtë, në drejtim të kundërt nga Mbretëresha Elizabeth II.

Royal Mint, me qendër në Llantrisant, në South Wales, ka paraqitur familjen mbretërore në monedha për më shumë se 1 mijë e 100 vjet, duke dokumentuar çdo monark që nga Alfredi i Madh.

Kartëmonedhat e reja të paundëve britanikë me imazhin e mbretit të Britanisë së Madhe Charles III do të dalin para fundit të vitit dhe do të hyjnë në qarkullim nga mesi i vitit 2024.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore