Shqipëria

Ndërron jetë 34-vjeçari pas konfliktit në Astir, u qëllua 4 herë me thikë


Në vijim të ngjarjes tragjike të plagosjes me thikë në zonën e Astirit në Tiranë, është konfirmuar se shtetasi Amaralando Hoxhallari, 34 vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.

Ai ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë dhe ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda që ka marrë.

Mësohet se 34-vjeçari kishte pësuar katër goditje me thikë, dy prej të cilave në gjoks dhe dy në këmbë.

Autori i ngjarjes, Darmian Keli, 25 vjeç, është arrestuar nga forcat e rendit, ndërsa besohet se motivi i ngjarjes ishte xhelozia e autorit, pasi viktima i ka ngacmuar partneren.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore