Lajme

Përhapi lajme të rreme, Myanmari akuzon gazetarin japonez


Gazetari japonez Yuki Kitazumi, pasi kapet nga policia e Myanmar-it

Ambasada Japoneze në Myanmar ka deklaruar se gazetari japonez Yuki Kitazumi është akuzuar për përhapjen e lajmeve të rreme.

Kitazumi, i cili është arrestuar nga forcat policore të Myanmarit që prej 18 prillit, gjendet në burg që prej asaj kohe.

Ai është gazetari i parë i huaj i njohur për akuza që nga grushti i shtetit.

Më shumë se 700 njerëz janë vrarë dhe mijëra janë arrestuar, duke përfshirë shumë gazetarë vendas, që kur ushtria e Myanmarit organizoi një grusht shteti në shkurt.

Kitazumi, i cili punonte si gazetar i pavarur, kishte raportuar për shumë prej mediave kryesore të Japonisë, duke u shfaqur si një reporter i rrallë i huaj nga Myanmar (i quajtur ndryshe Burma).

Ambasada japoneze ka shtuar se ai nuk tregoi ndonjë problem shëndetësor, por tha se ata po i bëjnë thirrje ushtrisë ta lirojnë.

Sipas mediave japoneze, nëse shpallet fajtor, do të përballet me tre vjet burg.

Përveç mbulimit të grushtit të shtetit dhe protestave e vrasjeve pasuese të gazetarëve, Kitazumi gjithashtu shpesh kishte postuar në lidhje me situatën dhe ndikimin e saj mbi qytetarët në llogaritë e tij të mediave sociale.

Çfarë po ndodh në Myanmar?

Protestat masive janë duke u zhvilluar në të gjithë Myanmar-in, që kur ushtria rrëzoi qeverinë e zgjedhur dhe shpalli një gjendje të jashtëzakonshme për një vit.

Gjatë muajve të demonstratave, autoritetet kanë goditur protestuesit dhe gjithashtu lirinë e shtypit.

Rreth 80 gazetarë lokalë dihet se janë ndaluar për raportimin e tyre deri më tani. Sipas grupit të monitorimit të Shoqatës së Ndihmës për të Burgosurit Politikë.

50 prej tyre janë ende në paraburgim dhe gjysma e tyre janë ndjekur penalisht. Si dhe disa gazetarë të huaj janë arrestuar gjithashtu.

Forcat e armatosura kanë justifikuar marrjen e tyre, duke pretenduar se kishte pasur mashtrim të gjerë gjatë një zgjedhje të përgjithshme në fund të vitit të kaluar, që kishte kthyer udhëheqësin e zgjedhur Aung San Suu Kyi dhe partinë e saj Lidhja Kombëtare për Demokraci në pushtet.

Në vend të kësaj, ushtria premtoi se do të mbajë zgjedhje “të lira dhe të ndershme” sapo të mbarojë gjendja e jashtëzakonshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore