Analisti politik, Artan Muhaxhiri, vlerëson se iniciativa rajonale Ballkani i Hapur si e tillë mund të ndikojë pozitivisht edhe në jetën e qytetarëve të Kosovës, dhe se rrjedhimisht Kosova duhet të konsiderojë pjesëmarrjen e saj si anëtare konstruktive e këtij projekti ndërshtetëror rajonal.
“Mendoj se është gabim që Kosova nuk merr pjesë. Duhet të përfshihet sepse mund të kontribuojë në lehtësimin e jetës së qytetarëve në ato aspekte ku për momentin ka shumë probleme, si në sport dhe në liri të lëvizjes”, ka thënë Muhaxhiri për Kosovo-Online.
Andaj, konsideron ai, kjo gjë “mund të ketë ndikim pozitiv në përmirësimin e kësaj”.
“Sidoqoftë, Kryeministri Kurti ka qenë kundër kësaj ideje, por s’besoj se kjo gjë është e mirë dhe në dobi të qytetarëve të Kosovës”.
Muhaxhiri gjithashtu beson se përmes kësaj nismeje rajonale, bashkëpunimi i shteteve në Ballkanin Perëndimor “thellohet”, dhe se në mënyrë simultane do të përshpejtojë procesin e integrimeve evropiane.
Analisti politik Artan Muhaxhiri poashtu shpreson se Kosova do të ndryshojë qëndrimin e saj kritik ndaj kësaj iniciative, e cila, konsideron ai, është edhe në përmbajtjen e kornizës së Marrëveshjes së Washington-it.
“Kryeministri Kurti ka qasje përzgjedhëse ndaj Marrëveshjes së Washington-it, sepse ai nuk i pranon të gjitha pikat e saj, por vetëm disa prej tyre”.
“Presim që Kryeministri dhe Presidentja e Kosovës të jenë konstruktivë në zgjidhjen e këtij problemi gjeostrategjik dhe gjeopolitik”, shprehet ai për KO.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke
-
Një vit nga sulmi në Banjë, Manastiri mbyllet nga 23 deri më 26 shtator
-
Posta apelon qytetarët të mos bien pre e mesazheve të dyshimta
-
Haradinaj në takim me Orav thekson nevojën që Kosova t’i kthehet kursit të integrimit euro-atlantik
Lajmet kryesore
-
Dumani me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës: Strategji kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
-
Dorëhiqet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska
-
Mossad mashtroi dhe befasoi Hezbollahun duke hedhur në erë pagerët
-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke