Kosova

Ministrja Hajdari para bizneseve shpalos prioritetet e ministrisë së Tregtisë


Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se Qeveria e Kosovës së bashku me ministrinë që drejton kanë pesë prioritete.

“Rritja e konkurshmërisë së sektorit privat, nxitja e investimeve, inovacioni dhe ndërmarrësia dhe prioritet të veçantë ka infrastruktura e cilësisë dhe turizmi”.

“Turizmi është një ndër prioritetet e reja, si prioriteti i pestë i kësaj ministrie”, tha Hajdari.

Ajo më tej ka shtuar se Kosovës i duhet një shtet i së drejtës ku zbatohen ligjet.

“Ndërmarrësve dhe prodhuesit vendor i duhet një shtet i të drejtës, ku ligjet zbatohen dhe mbi të gjitha ku ligjet janë të krijuara për tu shërbyer edhe interesave të ndërmarrësve”, tha Hajdari gjatë konferencës së parë të organizuar me bizneset në Prishtinë në kuadër të fushatës informuese “Ditët e Biznesit Kosovar” dhe dialogut me sektorin privat.

Ajo ka treguar se janë regjistruar gjithsejtë 916 biznese të reja duke shtuar se kjo “tregon për rritjen besimin e shpresës së të bërit biznes në shtetin tonë ku sundon vetëm ligji dhe e drejta”.

Ajo më tej ka shtuar se kanë themeluar edhe grupet për hartimet e politikave.

“Në shtator dhe tetor në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë kemi themeluar grupet për hartimin e politikave për inovacion dhe ndërmarrësi dhe është finalizuar dokumenti për masën pesë, për reformat në ekonomi për vitin 2021-2024”, tha ajo.

Ajo gjatë kësaj konferencë ka folur edhe për masat anti-damping për importet e bollkave dhe koncentratin për 0.03 cent nga Serbia.

Hajdari ka treguar se me 24 shtator të vitit 2021, unë kam dërguar një letër të kryesuesi i CEFTA-së, që udhëhiqet nga Maqedonia e Veriut.

“Përmes letrës është kërkuar që të largohet UNMIK-u, nga kjo marrëveshje me qëllim që Kosova të ketë trajtim të barabartë me vendet tjera anëtare”.

Rritja ekonomike në Kosovë mund të ndodh vetëm kur është në prioritet të qeverisë.

“Prandaj rritja ekonomike nuk mund të jetë e rastësishme me një qeverisje që ka prioritet dhe punon për të njëjtën gjë, rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik”.

“Kontribut të rëndësishëm në rritjen ekonomike gjatë këtij viti kanë dhënë investimet dhe po ashtu edhe eksportet”.

Tutje ajo ka treguar edhe statistikat e eksportit dhe investimet që i ka realizuar Kosova.

“Ceket që viti 2021 është 33 % më shumë investime se viti 2020 apo 109 % më i lartë se viti 2019 kur nuk kemi qenë në pandemi”.

“Eksportet në shtatë muaj e parë të vitit 2021 janë 407 milionë euro dhe e përbëjnë vlerën më të lartë të eksporteve të realizuara për shtatë muaj të një viti që nga viti 2005”.

“Sipas këtij trendi viti 2021 do të arrin vlerë e eksporti mbi 650 milionë euro dhe do të jetë vlera më e lartë e eksportit e realizuar deri më tani”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore