Bota

Ministrja austriake jep dorëheqjen, akuzohet për plagjiaturë


Ministrja austriake e Rinisë, Punës dhe Familjes,  Christine Aschbacher, ka dhënë dorëheqjen pas akuzave se tema e saj e diplomës është plagjiaturë.

Aschbacher dha dorëheqjen nga posti për të mbrojtur familjen e saj.

“Armiqësia, agjitacioni politik dhe fyerjet fatkeqësisht po shkarkohen jo vetëm mbi mua, por edhe mbi fëmijët e mi”, është shprehur ajo.

Teza e masterit e Aschbacher ka shfaqur plagjiaturë, citime të pasakta dhe mungesë njohurie të gjuhës gjermane.

Ajo është diplomuar me nota të larta në Universitetin e Shkencave të Zbatuara në Wiener Neustadt, në Vienë.

Kancelari, Sebastian Kurz, e pranoi vendimin e saj dhe e falënderoi për punën. Të dielën ai emëroi si ministrin e ri të Punës, studiuesin ekonomik, Martin Kocher. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore