Shqipëria

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë do ta vizitojë të premten Kosovën


Pirro Vengu

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, të premten do ta vizitojë Kosovën.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës.

Vengu do të pritet nga homologu i tij nga Kosova, Ejup Maqedonci, me një ceremoni zyrtare duke filluar nga ora 10:00.

Ceremonia zyrtare e pritjes do të shoqërohet me togun ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe do të organizohet në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Pirro Vengu është emëruar në pozitën e Ministrit të Mbrojtjes në fund të korrikut, pas ndryshmive që bëri kryeministri Edi Rama, në kabinetin qeveritar.

Në këtë pozitë, Vengu e ka zëvendësuar Niko Peleshin. Ministri aktual i Mbrojtjes së Shqipërisë ka mbajtur edhe poste të tjera të rëndësishme në Qeverinë Rama.

Vizita e tij në Kosovë është e para në cilësinë e ministrit, por edhe e para jashtë shtetit që kur ka marrë mandatin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore