Lajme

Ministri i Jashtëm iranian telefonon Josep Borrell


Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif ka mbajtur një bisedë telefonike me Shefin e Politikës së Jashtme të BE-së.

Ata diskutuan mbi zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me bisedimet e Vjenës dhe përparimin e konsiderueshëm të bërë me negociatat.

Në bisedën telefonike e së enjtes mbrëma, Zarif vlerësoi përpjekjet e bëra nga Borrell dhe kolegët e tij në Shërbimin e Jashtëm të BE-së.

Ndërkohë, diplomati i lartë iranian kritikoi terrorizmin ekonomik të vazhdueshëm të Washington-it gjatë pesë muajve të fundit, si dhe shkeljen e vazhdueshme të angazhimeve të tij.

Zarif përsëriti se nuk do të ishte e pranueshme që administrata e Presidentit të SHBA-ve Joe Biden të vazhdojë të përdorë sanksionet e paligjshme dhe çnjerëzore të vendosura nga paraardhësi i tij Donald Trump si levë për bisedimet.

“Një ndryshim thelbësor në këtë qasje është një sine qua non që bisedimet e Vjenës të jenë të frytshme dhe ky është një vendim politik që presidenti i SHBA-ve duhet të miratojë”, tha Zarif.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore