Lajme

Mijëra njerëz bëjnë thirrje për dorëheqjen e qeverisë në Moldavi


Disa mijëra njerëz protestuan në kryeqytetin e Moldavisë të dielën duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë pro-perëndimore të vendit.

Kjo, mes zemërimit në rritje për çmimet e gazit natyror dhe inflacionit.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”.

Moldavia, e vendosur midis Ukrainës dhe Rumanisë, ka parë rritje të tensioneve politike muajt e fundit, ndërsa çmimet e gazit rriten pas pushtimit rus të Ukrainës.

Presidentja moldave Maia Sandu ka dënuar vazhdimisht veprimet e Moskës në Ukrainë dhe po bën presion për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Kritikët e saj akuzojnë se ajo duhet të kishte negociuar një marrëveshje më të mirë gazi me Rusinë, furnizuesin kryesor të Moldavisë.

Të premten, rregullatori i gazit i Moldavisë rriti çmimet me 27 për qind për familjet.

Rreth 10 tenda ishin ngritur nga protestuesit jashtë rezidencës pasdite.

Kjo, pas një përpjekjeje për të krijuar një kamp proteste jashtë parlamentit moldav javën e kaluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore