Aplikacione

Microsoft zbulon planet për versionin e ri të Office


Microsoft njofton planet për të publikuar një version të ri të pavarur të pakos Office në vitin 2024.

Softueri, i njohur ndryshe si Office 2024, është aktualisht në fazën e zhvillimit dhe pritet të jetë në dispozicion në treg në tremujorin e tretë ose të katërt të vitit të ardhshëm.

Microsoft's Windows Office 2024 Is Coming Next Year

Ky hap duket i papritur në një kohë kur Microsoft ka vënë theksin në shërbimet e tyre të bazuar në cloud, përmes Microsoft 365, që ofron qasje në versionet më të fundit të Word, Excel, PowerPoint dhe programeve të tjera të Office për një tarifë mujore ose vjetore.

Megjithatë, duket se Microsoft është i vetëdijshëm për një kërkesë të rritur për një paketë të pavarur Office, veçanërisht tek ata përdorues që preferojnë një blerje një herë në vend të një abonimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore