Shqipëria

Mblidhen në Tiranë zyrtarë të Kartës SHBA-Adriatik për sigurinë kibernetike


Është zhvilluar nën kryesimin e Shqipërisë, takimi i drejtorëve të Punëve të Jashtme dhe Krerëve të Ekipeve të Reagimit ndaj Incidenteve të Sigurisë Kibernetike (CSIRT) të Kartës SHBA-Adriatik në Tiranë.

Takimi u fokusua në përdorimin e politikave dhe diplomacisë për të rritur sigurinë kibernetike nëpërmjet bashkëpunimit rajonal, sipas Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Gjatë diskutimeve u theksua roli i Kartës në promovimin e diplomacisë kibernetike dhe sigurisë kibernetike rajonale.

“Po ashtu u theksua roli i Kartës në ndarjen e praktikave më të mira, iniciativat e përbashkëta dhe programet për krijimin e kapaciteteve duke kombinuar elementët politikë dhe teknikë për një qëndrueshmëri më të fortë kibernetike”, thuhet në njoftim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore