Shqipëria

Mashtronin me ndihmat për të rriturit, pranga 24-vjeçares dhe dy shtetas të shpallur në kërkim


Policia e Tiranës ka vendosur në pranga një 24 vjeçare, pasi u akuzua për mashtrim dhe falsifikim kompjuterik.

Dy shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim.

Operacioni i koduar “Kameleonët 2” kishte si synim ekzekutimin e urdhrit për ndalim të lëshuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasen A. H., 24 vjeçe, banuese në Tiranë.

Këta persona vendosnin në dispozicion të shtetasve të interesuar, llogari bankare apo të dhëna shtetasish të cilët do të ishin përfitues të donacioneve, duke i tërhequr ato në institucione të ndryshme financiare.

Sipas njësisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, aktualisht po punohet me ritme të shpejta për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, evidentimin dhe vendosjen përpara drejtësisë dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore