Mark Rutte zgjidhet nga aleatët si Sekretar i ri i Përgjithshëm i NATO-s
Vitjon Nina
26.06.2024 10:25Mark Rutte është zyrtarisht Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s.
Kështu kanë vendosur anëtarët e Aleancës më të madhe ushtarake në botë, duke bërë me dije se detyrën Rutte do ta marrë në tetor, kur Jens Stoltenberg, shefi aktual i saj, të mbarojë mandatin e zgjatur.
Emërimi i Rutte u bë një formalitet, pasi rivali i tij i vetëm për këtë post, presidenti rumun Klaus Iohannis, njoftoi javën e kaluar se ai ishte larguar nga gara, pasi nuk arriti të fitonte mbështetje.
Përmes një komunikate të shkurtër për shtyp, NATO bën me dije: Të mërkurën (26 qershor 2024), Këshilli i Atlantikut të Veriut vendosi të emërojë kryeministrin holandez Mark Rutte si Sekretarin e Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s, duke pasuar Jens Stoltenberg. Z. Rutte do të marrë funksionet e tij si Sekretar i Përgjithshëm nga 1 tetori 2024, kur mandati i Stoltenberg përfundon pas dhjetë vjetësh në krye të Aleancës.
Sekretari aktual, Stoltenberg, po ashtu ka reaguar menjëherë: Unë mirëpres ngrohtësisht zgjedhjen e Aleatëve të NATO-s për Mark Rutte si pasardhësi im. Marku është një transatlanticist i vërtetë, një udhëheqës i fortë dhe një ndërtues i konsensusit. I uroj atij çdo sukses ndërsa ne vazhdojmë të forcojmë NATO-n.
I warmly welcome #NATO Allies’ choice of @MinPres Mark Rutte as my successor. Mark is a true transatlanticist, a strong leader and a consensus-builder. I wish him every success as we continue to strengthen NATO.
I know I am leaving NATO in good hands.https://t.co/D0ass7fKiL
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) June 26, 2024
Reagim ka pasur edhe nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila përgëzoi Rutte-n përmes një publikimi në X, ish-Twitter:
Urime, i dashur Mark Rutte, që u zgjodhët si Sekretari ri i Përgjithshëm i NATO-s. Udhëheqja dhe përvoja juaj do të jenë vendimtare për Aleancën gjatë këtyre kohërave sfiduese. Mezi pres të punoj me ju për të forcuar më tej partneritetin BE-NATO.
Congratulations, dear Mark Rutte, on being elected as the new @NATO Secretary General.
Your leadership and experience will be crucial for the Alliance during these challenging times.
I look forward to working with you to further strengthen the EU-NATO partnership.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) June 26, 2024