Kosova

Maqedonci takon ambasadorin francez, bisedojnë për situatën e sigurisë në vend dhe rajon


Ejup Maqedonci dhe Oliver Guerot

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar këtë të premte është takuar me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin kanë biseduar rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon.

Siç njofton ministri Maqedonci përmes një postimi në Facebook, ata kanë biseduar edhe për rëndësinë e thëllimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

“Theksova që si shtet që në vazhdimësi kemi përkrahur vlerat perëndimore, Kosova mbetet e përkushtuar në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. Besojmë në sundimin e ligjit dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim”, shkroi Maqedonci.

Nga ana e tij, ambasadori francez, siç theksohet në njoftimin e ministrit, ka vlerësuar lartë mënyrën se si organet e sigurisë në koordinim me KFOR-in reaguan në rastin e sulmit terrorist të 24 shtatorit, “duke treguar kështu shkallë të lartë profesionalizmi”.

Mund të jetë një imazh i 4 persona
Foto: Ejup Maqedonci

“Ndërsa shprehu bindjen e thellë se sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është çështje e padiskutueshme”.

Maqedonci pohoi se i ka shprehur mirënjohje ambasadorit Guerot për kontributin që Franca e ka dhënë si pjesë e KFOR-it.

Si përfundim, ministri ka theksuar se të dy janë dakorduar për të thelluar bashkëpunimin në fushat që i shërbejnë sigurisë, paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore