Kosova

Maqedonci në Pragë kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO


Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është duke qëndruar në Pragë të Çekisë ku po zhvillohet takimi i Ministrave të Mbrojtjes të iniciativës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore, vendeve të Grupit të Vishegradit, si dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor me qëllim zhvillimin e diskutimeve mbi sfidat aktuale të sigurisë që vijnë si pasojë e ndikimit të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës si dhe zhvillimeve aktuale në Lindjen e Mesme.

Siç ka njoftuar Maqedonci përmes një postimi në Facebook, gjatë adresimit të tij, ka kërkuar përkrahje politike të shteteve pjesëmarrëse në synimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO, “si rrugë që do të mundësonte ngritjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor me Kosovën, shtet kontribuues në ruajtjen e paqen në rajon dhe më gjerë”.

Foto: Ejup Maqedonci

Pos kësaj, Ministri i Mbrojtjes në emër të Kosovës ka nënvizuar rëndësinë e mbështetjes së Ukrainës në luftën e saj të drejtë për ruajtjen e sovranitetit dhe mbrojtjen e integritetit territorial, pas agresionit rus atje.

“Njëkohësisht i informova të pranishmit për kontributin e Kosovës në mbështetje të Ukrainës, konform kapaciteteve dhe resurseve të vendit tonë”, theksoi ndër të tjera Maqedonci.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore