Kosova

“Ma kanë vrarë vëllain qe 6 muaj s’po më ktheni përgjigje”, qytetarja ndal në rrugë, Kurtin, Sveçlën e Konjufcën


“Sveçla nuk na ka kthyer përgjigje asnjëherë”, ka thënë motra e Ish-zyrtarit të larët doganor i cili vdiq në rrethana të pazbardhura më 17 prill të këtij viti.

Vdekja e vëllaut të saj ajo thotë se ishte “vrasje në oborr të Doganës”.

Këtë gjë ajo ua tha në sy të gjithë kabinetit qeveritar të Qeverisë Kurti 2, dhe u shtroi pyetjen se “A jeni tu e luftu krimin qysh na keni premtu, apo jo?”.

Pyetjen, motra e ish-zyrtarit të ndjerë doganor, ia drejtoi Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçlës, i cili mbajti kokën poshtë, duke mos u përgjigjur.

Ajo në ngarkesë emocionale iu drejtua të gjithë ministrat e Qeverisë Kurti 2 se rasti i vëllaut të saj “është injoruar dhe se nuk e kemi asnjë përgjigje deri tash”.

“Kemi kërkuar takim. Na keni injoru. Nuk kemi kurgjë deri tash”, tha ajo.

Ndërsa kryeparlamentari Glauk Konjufca, u përgjigj në vend të shefit të punëve të brendshme, Sveçlës, të cilit ajo u drejtua personalisht, përcjell EO.

Konjufca tha se “organet e rendit duhet të mirren me të gjitha këto” dhe se “janë duke u marrur”

Kryeministri Kurti qëndroi i heshtur, dhe hodhi shikimin kah Sveçla, i cili qëndroi në heshtje morti.

“Sveçla nuk ka na kthy përgjigje asnjëherë. Asnjëherë. Asnjëherë nuk na ka kthy përgjigje. Ju kemi votu për na e luftu krimin. Vëllau jem është vra në obor të doganës”, përsëriti motra e të ndjerit.

“Qe gjasht muaj na keni injoruar total”, tha Berisha.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore