Lëvizja Vetëvendosje (LVV) akuzoi të dielën Prokurorinë Speciale të Kosovës (PSK) për mos ngritjen e aktakuzës për sulmin terrorist të paramilitarëve serbë në Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës, kur kanë kaluar rreth pesë muaj nga sulmi i 24 shtatorit.
“Me 24 shkurt u bënë 5 muaj nga sulmi terrorist i organizuar nga Serbia me qëllim aneksimin e veriut. Deri tash janë shpalosur qindra prova dhe zbuluar pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në atë sulm. Por, edhe pas gjithë këtyre muajve dhe provave ende nuk ka asnjë aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Kosovës për këtë rast”, shkroi në “Facebook” partia në pushtet.
Ndryshe, zëvendëskryeministri kosovar, Besnik Bislimi, kritikoi gjithashtu PSK-në për mos-publikimin e raportit për agresionin e paramilitarëve serbë vitin e kaluar, duke fajësuar institucionin për shkak se Bashkimi Evropian (BE) ende s’e ka pranuar raportin përfundimtar të përgatitur nga autoritetet kosovare për sulmin terrorist të 24 shtatorit në veriun e vendit.
Millan Radoiçiç, ish-nënkryetari i Listës Serbe – forca më e madhe politike e serbëve të Kosovës – pranoi publikisht përgjegjësinë për organizimin dhe pjesëmarrjen në sulmin e 24 shtatorit. Megjithatë, ai dhe të tjerët që janë përgjegjës për terrorizmin e vitit të kaluar në territorin kosovar nuk janë thirrur ende nga organet e drejtësisë në Serbi të japin përgjegjësi.
Në këtë drejtim, komuniteti ndërkombëtar kërkoi nga Serbia që përgjegjësit për sulmin terrorist të 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë togeri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, të sillen para drejtësisë, ndërsa për Radoiçiçin dhe disa persona tjerë, tashmë ekziston një fletarrest ndërkombëtar i lëshuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Policisë Kriminale (INTERPOL).
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kosova aderon në Konventën e Stambollit në Organizatën Botërore të Doganave
-
Krasniqi: Drafti aktual i Asociacionit i papranueshëm, do e sjellim një të ri
-
Lista Serbe kërkon nga SHBA-të një përfshirje më të madhe në mbrojtjen e të drejtave të serbëve
-
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së – Prokuroria pritet të përfundojë me dëshmitarët në prillin e vitit të ardhshëm
Lajmet kryesore
-
“Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi”, Rama për NYT: Një shtet i ri mysliman brenda Tiranës
-
Stërvitja “Corridor VIII Response” thekson rëndësinë strategjike të Shqipërisë në NATO, thotë Vëngu
-
Lindja e Mesme: Konflikti ka shpërthyer, por një luftë totale nuk është në interesin e askujt
-
Krasniqi: Drafti aktual i Asociacionit i papranueshëm, do e sjellim një të ri