Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit kërkon koordinimin e shumë faktorëve, thotë ambasadori i BE-së
Brixhilda Xhuraj
20.06.2024 10:25Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë Silvio Gonzato ka deklaruar se Shqipëria është më pranë Bashkimit Evropian (BE).
Gjatë një takimi me donatorët – të zhvilluar këtë të enjte të 20 qershorit – Gonzato u shpreh se lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit kërkon koordinimin e shumë faktorëve.
Sipas tij, me rëndësi mbetet zbatimi i ligjeve, ndërsa theksoi se BE “e mbështesim Shqipërinë jo vetëm me fonde por edhe me ekspertizë”.
“Përmirësimi i koordinimit të donatorëve në këtë rrugëtim kërkon edhe hapa të reja në këtë drejtim. Ky është një hap i mirë. BE do t’ju mbështesë në këtë hap, Shqipëria është më pranë BE dhe kjo është arsye pse ne jemi këtu sot”.
Për diplomatin evropian, ambasada sikundër partnerët e BE dhe përtej BE bashkojnë përpjekjet në lidhje me reformat për zbatimin e shtetit të së drejtës.
“Një vend më i sigurt thith investitorë dhe ushqen zhvillimin ekonomik. Do të flasim edhe për sfidat me të cilat përballet Shqipëria në lidhje me infiltrimin e grupeve kriminale”.
Më tej në fjalën e tij, Gonzato u shpreh se vlerësimi i rrezikut për financimin e terrorizimit dhe pastrimin e parave në 2023 Shqipërinë e identifikon si zonë me rrezik të lartë.
“Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit kërkon koordinimin e shumë faktorëve nga shoqëria civile dhe aktorë privat”.
Sa i takon projektligjit për ngritjen e zyrës për rikuperimin e aseteve të krimit, Gonzato tha se ai po diskutohet me shërbimet përkatëse.
“Kyç mbetet zbatimi i ligjeve dhe ne e mbështesim Shqipërinë jo vetëm me fonde por edhe me ekspertizë. Unë kërkoj një koordinim të asistencës se donatorëve”.
Në përfundim ai u shpreh se përmirësimi i koordinimit të donatorëve në këtë rrugëtim kërkon edhe hapa të reja në këtë drejtim.
“Ky është një hap i mirë. BE do t’ju mbështesë në këtë hap, Shqipëria është më pranë BE dhe kjo është arsye pse ne jemi këtu sot”.