Pajisje

Ligji i propozuar nga BE për AI mund të rrezikonte sovranitetin e teknogjisë në Evropë


Ligji i propozuar nga BE për AI mund të rrezikonte konkurrencën dhe sovranitetin e teknogjisë në Evropë, kjo sipas një letre të hapur të nënshkruar nga mbi 160 udhëheqës të kompanive nga Renault e deri tek Meta.

Në vitin aktual, ligjvënësit e BE-së kanë hartuar disa draft-rregulla për inteligjencën artificiale. Këto rregulla synojnë të vendosin udhëzime për sistemet si ChatGPT, për të dalluar imazhet “deep-fake” nga ato reale dhe për të siguruar mbrojtje kundër përmbajtjes së paligjshme.

Që kur ChatGPT u bë i popullarizuar, janë dërguar disa letra të hapura që bëjnë thirrje për rregullimin e inteligjencës artificiale dhe duke rritur “rrezikun e zhdukjes nga inteligjenca artificiale”.

Lista e nënshkruesve të letrave përfshijnë Elon Musk, Sam Altman dhe Geoffrey Hinton e Yoshua Bangio – dy nga tre të ashtuquajturit “kumbarët e inteligjencës artificiale”.

Yann LeCun, i cili punon në Meta, të premten nënshkroi një letër e cila sfidon rregullat e BE-së.

Nënshkrimet e tjera vijnë nga një numër i kompanive të ndryshme sikurse edhe gjiganti spanjoll i telekomit, Cellnex, kompaninë franceze të softuerit Mirakl dhe bankën gjermane të investimeve Berenberg.

Letra paralajmëronte se sipas rregullave të propozuara të BE-së, teknologjitë si inteligjenca artificiale gjeneruese do të kishin rregullime të shumta dhe kompanitë që zhvillonin sisteme të tilla do të përballeshin me kosto të larta të pajtueshmërisë dhe rreziqe joproporcionale të përgjegjësisë.

Një rregullim i tillë mund të çojë që kompanitë shumë inovative të lëvizin aktivitetet e tyre jashtë vendit dhe investitorët të tërheqin kapitalin e tyre nga zhvillimi i inteligjencës artificiale evropiane në përgjithësi, tha ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore