Shqipëria

Liderёt politikё urojnё Pashkёt Ortodokse


Kryeministri i sapozgjedhur i Shqipёrisё, Edi Rama ka uruar Pashkёt Ortodokse pёrmes njё postimi nё median sociale Facebook.

“GËZUAR PASHKËT ORTODOKSE!”, ka shkruar Rama bashkёngjitur njё fotografie me pamje kryqash, nё ambjentin e Kishёs Autoqefale Ortodokse tё qytetit tё Tiranёs.

Nuk ka munguar as urimi i Presidentit tё Shqipёrisё, Ilir Meta ku ndёr tё tjera ai ka shprehur “se sado i lartë të duket “mali” i së keqes, e mira do të triumfojë sepse shpresa me besimin në Zot nuk vdes asnjëherë”.

“Me urimet më të përzemërta për popullin shqiptar, për më shumë shëndet, paqe e begati në familjet tuaja! GËZUAR PASHKËN! KRISHTI U NGJALL! VËRTET U NGJALL!”, ka shkruar Meta nё postimin e tij nё Facebook, duke vendosur nё fund tё shkrimit ikonёn e flamurit shqiptar dhe një fotografi të vezëve të kuqe, simbolike e kremtimit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore