Shqipëria

Lejoi kalimin e 26 kg drogë drejt Greqisë, Gjykata e Korçës cakton masën e sigurisë për ish-kryekomisarin


Ish-shefi i sektorit të kufirit në policinë e Korçës, Stiljan Pasho është lënë në burg.

Pasho shfrytëzoi detyrën e tij në intervale të ndryshme kohore por në datë 27 nëntor ka favorizuar një shtetas të kalojë kufirin pa iu nënshtruar kontrollit duke kaluar drejt Greqisë 26 kg lëndë narkotike.

Më 1 dhjetor ai u përjashtua nga policia e shtetit.

“Në vlerësimin tim ka një tejkalim të logjikës së dyshimit të arsyeshëm të veprës penale. Që kjo vepër penale të ekzistojë, duhet të ketë pasur dijeni që subjekti të ketë pasur dijeni që personi të ketë lëndë narkotike në makinë, dijeni e cila në këtë fazë është thjesht e supozuar”, tha avokati duke shtuar se “mund të jetë një veprim i pakujdesshëm i kryekomisarit dhe se ky i fundit nuk ka pasur asnjë lidhje me personin”.

“Jo vetëm ka mohuar dijeninë e lëndës narkotike, por nuk e pranon dot në pozitën ku ndodhet pasi nuk e ka menduar kurrë diçka të tillë”, theksoi avokati, duke shtuar se ai nuk ka pasur dijeni të ketë patur lëndë narkotike”.

Sipas njoftimit zyrtar, Pasho ka kryer shkelje të rëndë disiplinore të disa pikave në rregulloren e policisë, siç janë veprimtaria korruptive, përdorja e pozitës për interesa private ose për të tjerët.

I përfshirë në trafik droge, përjashtohet nga Policia kryekomisari Stiljan Pasho

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore