Libra

Laureati i Çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2023, norvegjezi Jon Fosse


Jon Fosse është fituesi i Çmimit Nobel për Letërsinë për vitin 2023 “për dramat dhe prozën e tij novatore që i japin zë të pathënës”.

Fosse, i lindur në vitin 1959, konsiderohet gjerësisht një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të kohës sonë.

Për gati 40 vjet ai ka shkruar romane, drama, poema, tregime, ese dhe libra për fëmijë.

Veprat e tij janë përkthyer në më shumë se 50 gjuhë dhe dramat e tij janë vënë në skenë mbi një mijë herë në mbarë botën.

Paçka se kishte shprehur shpesh skepticizëm për teatrin, ai ka shkruar dramën e tij të parë në vitin 1992, duke e përshkruar më vonë këtë si zbulimin më të madh në jetën e tij artistike.

Ai shkroi drama me një ritëm të furishëm gjatë këtyre viteve, duke u shfaqur shpejt në skenat më të rëndësishme norvegjeze.

Dhe pas vetëm disa vitesh dramat e tij u shfaqën edhe jashtë vendit.

Sot, dramat e Jon Fosse janë luajtur në të gjithë botën.

Ai ka shkruar më shumë se 30, duke përfshirë “Namnet”, “Vinter”, “Ein sommars dag”, “Draum om hausten” dhe “Dødsvariasjonar”.

Edhe pse është më i njohur si dramaturg, Fosse ka shkruar edhe në zhanre të tjera në një nivel jashtëzakonisht të lartë.

Përveç shkrimeve të tij, Fosse ka përkthyer shumë vepra, si në prozë ashtu edhe duke krijuar versionet e tij të reja të një numri dramash.

Puna më e gjatë e Fosse është “Septologjia” (2019–21), të cilën e filloi gjatë një pushimi nga dramaturg dhe pasi u konvertua në katolicizëm në vitin 2013.

Fosse e ka quajtur metodën e tij të të shkruarit të Septologjisë si një “prozë e ngadaltë”: një stil i ndryshimit të niveleve, skenave, dhe reflektimet, e kundërta e dramës me ritme të shpejta.

Shtatë pjesët e tij janë botuar në tre vëllime.

Është një rrëfim sugjestionues, madhështor për natyrën e artit dhe Zotit, për alkoolizmin, miqësinë, dashurinë dhe kalimin e kohës.

“Septologjia” është përkthyer në mbi 20 gjuhë dhe është vlerësuar nga kritika në mbarë botën.

Për të, ai ka marrë çmime të shumta.

Mes të nominuarve për çmimin e këtij viti ishte shkrimtari ukrainas Andrej Kurkov, autori japonez Haruki Murakami, shkrimtarja dhe skenaristja ruse Lyudmila Ulitskaya dhe shkrimtari kinez Can Xue.

Po ashtu shkrimtari amerikan Thomas Pynchon, hungarezi László Krasznahorkai dhe australian Gerald Murnane.

Ndër kandidatët e shumtë për fitore kanë qenë edhe Salman Rushdie, Mircea Cartarescu, Margaret Atwood, Michel Houellebecq, Emmanuel Carrere, Claudio Magris.

Ngjashëm edhe Milan Kundera, i cili ndërroi jetë më 11 korrik 2023 dhe Cormac McCarthy, i cili ndërroi jetë më 13 qershor 2023.

Çmimi Nobel për Letërsinë jepet nga Akademia Suedeze.

Fituesi i parë në vitin 1901 ishte poeti francez Sully Prudhomme. Franca është gjithashtu vendi me më shumë çmime: 15 të tilla duke kaluar Shtetet e Bashkuara me 12 dhe Mbretërinë së Bashkuar me 11 .

Çmimi jepet çdo vit, me përjashtime siç ndodhi në edicionin e vitit 2018, kur, për shkak të një skandali që përfshiu Akademinë, zgjedhja u shty me një vit.

Në vitin 2019 kështu u panë dy fituesve, një për vitin 2018, shkrimtarja polake Olga Tokarczuk, dhe një për vitin 2019, autori austriak Peter Handke.

Pas shpalljes së fituesit, që tradicionalisht bëhet të enjten e parë të tetorit, çmimi ndahet në dhjetor gjatë një ceremonie publike.

Në listën e fituesve të një  të një çmimi Nobel ka edhe dy shqiptarë. Nënë Tereza, e cila fitoi çmimin Nobel për Paqen në 1978 dhe Feri Murad, shpikësi i Viagra-s i cili e mori çmimin në 1998 në lidhje me një hulumtim të tij të ri. Murad-i do të bashkëndante çmimin me  Robert F. Furchgott dhe Louis J. Ignarro.

Fituesja e vjetshme

Një vit më parë, ky çmim shkoi për Annie Ernaux “për guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilën ajo zbuloi rrënjët, të huajt dhe lidhjet kolektive të kujtesës personale”.

E lindur në Lillebone, Normandi, në vitin 1940, Annie Ernaux është gruaja e shtatëmbëdhjetë që fiton Çmimin Nobel për Letërsinë.

Ernaux është një shkrimtare, mësuese dhe feministe franceze, karriera e shkëlqyer letrare e së cilës është pasuruar me shumë çmime prestigjioze.

Ajo ka prodhuar një rreze x të jashtëzakonshme të intimitetit të një gruaje që ka evoluar me trazirat e shoqërisë franceze që nga lufta, duke transformuar shkrimin e trupit të saj, të ndjesive të saj, të mendimeve të saj.

Në vitet shtatëdhjetë ajo ishte pjesë aktive në lëvizjen feministe dhe bashkëpunoi me gazetën “Le Monde” duke shkruar artikuj me sfond politik.

Kulmi i veprës së saj gjendet në romanin “Vitet”, historia e një brezi të tërë përmes kujtimeve të një individi të vetëm, i cili pati meritën e rikuperimit të Ernaux që sot pati suksesin e dëshiruar.

Çmimet Nobel të viteve të kaluara

Pavarësisht nga cilët ishin ata më të favorizuarit dhe emrat në listë, Nobel-in mund ta marrë edhe një i jashtëm.

Ky është rasti i dy nobelistëve të fundit. Në vitin 2021 shkrimtari i natyralizuar britanik nga Tanzania, Abdulrazak Gurnah, profesor emeritus i letërsisë angleze dhe postkoloniale në Universitetin e Kentit, autor i dhjetë romaneve.

Në vitin 2020, poetja e diplomuar dhe tashmë fituese e çmimit Pulitzer, Louise Glück, amerikane, e shpërblyer “për zërin e saj të pagabueshëm poetik që me bukurinë e rreptë e bën universale ekzistencën e individit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore