Jetesë & Stil

“Largohu” rikthen Mimoza Shkodrën pas dy vjetësh


Këngëtarja shqiptare Mimoza Shkodra, është një ndër këngëtaret e pakta që për një kohë të gjatë ka pauzuar nga muzika.

Ditë më parë artistja kishte paralajmëruar rikthimin e saj me një projekt të ri muzikor.

“Largohu” titullohet balada më e re e Mimozës, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur kauntatori shqiptar Irkenc Hyka.

Miksimi dhe masterizimi I këngës i është besuar Jojo’s, videoklipi është xhiruar në bregdetin shqiptar, ndërsa në klip këngëtarja shfaqet atraktive me disa veshje të ndryshme, të punuara nga dizejnatoria Fikrije Bunjaku.

Këngëtarja përveç baladave, njihet edhe për këngët e saj të sukseshme të kënduara pop, dhe popullore modern.

Hitet e saj “Ndarja”, “Burrat nuk Jane Si Ti” dhe “Pare Pare”, i dhanë një vend të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar.

Projekti muzikor i fundit i këngëtares ishte “T’lutem”, në bashkëpunim me artistin nga Shqipëria Skerdi, muzika e së cilës u punua nga vetë ai, dhe u publikua në vitin 2019.

Ndërsa, sa i përket jetës private, Shkodra që nga ndarja me të fejuarin Seldin, nuk ka deklaruar ndonjë romancë të re, statusi aktual i saj mbetet “single”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore