Jetesë & Stil

Lady Gaga ofron 500 mijë dollarë për qentë që iu grabitën


Personi që kujdesej për qentë e këngëtares së njohur Lady Gaga, është qëlluar me armë zjarri, pasi disa hajdut kanë rrëmbyer  dy qentë e Gagës, që ai i kishte nxjerrë shëtitje.

Ylli amerikan i muzikës ‘pop’ ka ofruar një shpërblim prej $500,000 për rigjetjen e qenve të saj të dashur, racë bulldog francezë.

Ryan Fischer u zu në një pritë pranë shtëpisë së tij në West Hollywood teksa nxirrte qentë e Gagas, Koji, Miss Asia e Gustavo shëtitje, rreth orës 22:00.

Pas të shtënave me armë ndaj tij, qentë Koji e Gustavo u morën nga grabitësit ndërsa Ryan Fischer u dërgua në spital, njoftonin burime të afërta me Gag-ën.

Pamjet nga skena e ngjarjes tregonin një nga rojet e Gagës që mbante qenin e shpëtuar nga grabitja, për të cilin mediat vendase identifikuan si Miss Asia.

Burimet thonin se viktima e sulmit ishte zgjuar dhe foli me oficerët kur i erdhën në ndihmë. Sulmuesit u larguan me një makinë dhe janë ende në liri.

Gaga e cila aktualisht ndodhet në Itali , tha se ishte e tronditur dhe  ofronte $500,000 për rikthimin e qenve të saj, pa asnjë kusht, shkruante e përditshmja “The Washington Post”.

Burimet shtonin se Fischer fatmirësisht po rekuperohet.

Policia tha se nuk ishte e qartë nëse grabitësit e dinin se kujt i përkisnin qentë, por bulldogët franceze janë bërë shpesh objekt vjedhjesh, si racë e kërkuar.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore