Muzikë

Kush ishte Dirty Diana e Michael Jackson-it?


Këngtari Michael Jackson bashkë me Princeshën e Uellsit, Diana

Ekziston një legjendë urbane ose dyshim i përgjithshëm se kënga e famshme e Michael Jackson-it “Dirty Diana”, i referohet ose Princeshës Diana ose këngëtares dhe aktores së famshme Diana Ross.

Por a mund të përligjet ky dyshim vetëm duke i mbështetur në emrin e këngës? A ka ndonjë lidhje përbrenda tekstit?

Michael Jackson në një intervistë me Barbara Walters në vitin 1997 thotë se “e kam shkruar një këngë të quajtur ‘Dirty Diana’. Nuk ishte për Princeshën Diana. Është për një lloj të caktuar vajzash që sillen rreth koncerteve ose klubeve”.

“Që i quajmë ‘groupies’ (fanse të flakta që ndjekim bende e këngëtarë)”.

“Walters: Groupies?”

“Jackson: Po, unë tërë jetën me këso gjërash kam jetuar. Këto vajza…ata bëjnë gjithçka me bende, gjithçka që mund të paramendoni. Kështu që, shkrova një këngë të quajtur ‘Dirty Siana’”.

Po ashtu në një koncert në Londër ku Princesha Diana shkoi ta dëgjonte Michael-in, ai e hoqi nga repertuari për shkak të saj, gjë që ajo i tha se absolutisht nuk i pengon dhe se insistoi që Michael-i ta luante këngën gjithsesi.

Por skeptikë të shumtë, nuk e pranojnë se Michael-i duke qenë i afërt me Princeshën Diana dhe aktoren Diana Ross, e ka përdorur emrin Dirty Diana pa pasur njërën prej tyre ndër mend, dhe se thjesht e ka përdorur emrin Diana sepse i pëlqente emri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore