Kosova

“Ku është fondi për Sigurimet Shëndetësore, shtesat e fëmijëve”, opozita kundër projektligjit për ndarje të buxhetit


Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere

“Ku është fondi për Sigurimet Shëndetësore, shtesat për fëmijët, e shumë projekte që i kanë paraqit në programin e qeverisë, Qeveria Kurti”, Mërgim Lushtaku, deputet nga PDK, për Albanian Post, ka përmendur disa nga premtimet e fushatës elektorale të qeverisë Kurti, të pa përfshira në projektligjin për ndarje të buxhetit për Republikën e Kosovës, për vitin 2021.

Në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Projektligji për ndarjen e buxhetit për Republikën e Kosovës, për vitin 2021, morri dritën e gjelbër për të vazhduar tutje, por pati shumë kritika nga deputett e opozitës.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka treguar për Albanian Post se amandamentimin e këtij projektligji e kundërshtuan për shkak se në të nuk janë paraqitur nevojat e qytetarëve.

“Së pari ai ligj ka qenë vetëm kozmetikë, nuk ka tregu efektshmëri dhe produktivitet në implementim të mëtutjeshme të këtij ligji. Nuk janë parapa nevojat e veçanta të drejtpërdrejta të qytetarëve”.

Lushtaku ka thënë se nuk e kanë parë të arsyeshme që të marrim pjesë në këtë votim.

Ai me tej, ka përmendur edhe disa nga premtimet e fushatës elektorale.

“Dhe nuk kanë reflektuar në plan programin e qeverisë së tyre, në këtë rishikim të buxhetit, ku është fondi për Sigurimet Shëndetësore, shtesat për fëmijët, e shumë projekte që i kanë paraqit në programin e qeverisë, Qeveria Kurti, dhe në këtë drejtim nuk e kemi pa të arsyeshme që ta mbështesim këtë projektligj”, ka thënë Lushtaku për Albanian Post.

Lushtaku ka treguar se nuk ka pasur bashkëpunim ndërmjet pozitës dhe opozitës.

“Jo nuk ka pasur asnjë bashkëpunim. Ne kemi kërkuar pozitës që të kemi bashkëpunim, që ligji është i të gjithë qytetarëve të vendit, dhe pavarësisht ku vepron një parti politike, nuk ish dashur me qenë problem ndryshimi i ligjit”.

Edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka kritikuar qeverinë për mos përfshirjen e kërkesave të komunave për projektet komunale, në këtë projektligj.

“Kur po diskutohet dhe votohet për amendamentet dhe kërkesat buxhetore të komunave, Komisioni i udhëhequr nga Armend Muja, Ministri Hekuran Murati dhe disa anëtarë të tjerë̈ kanë injoruar kërkesat dhe nuk kanë përkrahur asnjë̈ kërkesë̈ të Komunës së Rahovecit, Deçanit, Junikut dhe komunave të tjera në lidhje me rishikim të buxhetit, madje nuk miratuan as kërkesat e projekteve me Kod të caktuar Buxhetor e të cilat janë̈ projekte në proces anekënd vendit”, ka thënë Lekaj për Albanian Post.

Sipas tij, kjo praktikë e Vetëvendosjes i dëmton institucionet dhe qytetarët.

Edhe Lekaj ka treguar se nuk ka pasur asnjë bashkëpunim me pozitën.

“Bashkëpunimi nuk është as përsafërmi për situatën që gjendet Kosova dhe qytetaret e saj”.

Kurse, gjatë ditës së hënën në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, është votuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.

Vetëvendosja, që udhëheq me qeverinë, po ashtu shumë projekte që kishin nisur nga qeveria e kaluar, e udhëhequr nga ish- kryeministri Avdullah Hoti, i ka anuluar, duke i destinuar në projekte tjera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore