Kosova

KQZ do të verifikojë me telefon votuesit nga jashtë vendit


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi se do të verifikojë procesin e aplikimit për regjistrim për votuesit jashtë vendit.  KQZ-ja do të kontaktojë votuesit jashtë vendit.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të konfirmojë të gjithë personat që aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë vendit. Periudha për regjistrimin e voutesve jashtë vendit do të fillojë më 13 janar dhe do të përfundojë më 21 janar (ora 18.00)”, shkruhet  në vendimin e KQZ-së.

Në formularin e aplikimit regjistruesit duhet të shënojnë numrin e tyre të telefonit. Votuesit nuk mund të shënojnë numrin e celularit të  të  afërmëve të tyre.

KQZ do të verifikojë procesin e aplikimit për regjistrim duke i kontaktuar të gjithë aplikuesit nëpërmjet telefonit.

Vendimi do të hyjë në fuqi ditën e nënshkrimit. Nëse aplikuesi nuk do të lajmërohet nëpërmjet telefonit, aplikimi i tij do të refuzohet./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore