Kosova

KQZ: 12 vendvotime në proces rinumërimi


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të rinumërohen vetëm 12 vendvotime.

Ky komision ka vendosur që në procesin e rinumërimit të përfshihen komunat si; Gjakova (1), Fushë Kosova (1); Rahoveci (1); Podujeva (3); Prizreni (2); Skënderaj (1); Suhareka (1); Ferizaj (1); dhe Vushtrria (1).

Në mbledhjen e KQZ-së gjithashtu u rekomandua që zarfet e fletëvotimeve me kusht që kanë mos përputhje me kriteret e vëna, të anulohen.

Ndërsa, rekomandimi tjetër është që  të gjitha zarfet e fletëvotimeve me kusht që vlerësohet se nuk kanë probleme të procesohen dhe të shpallen si të rregullta.

Ndryshe, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, është shprehur se në Republikën e Kosovës asnjëherë më parë nuk janë mbajtur zgjedhje më të rregullta dhe më me numër më të vogël të parregullësive, se sa këto të 14 shkurtit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore