Kosova

Kosovë: Liderë shtetërorë e partiakë urojnë festën e Bajramit


Një nga Xhamitë e Prishtinës

“Reflektimi nga ky muaj (muaji i Ramazanit) të na shoqërojë përgjatë gjithë vitit”, ka shkruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në urimin e tij për festën e Fiter Bajramit.

“Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit”, ka dëshiruar Kurti.

“Mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë, më shumë sesa që marrim. Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë”.

 

Me fat Fitër Bajrami!

Në mesin e begative të festës së Bajramit le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë…

Posted by Albin Kurti on Wednesday, May 12, 2021

Bajramin qysh në orët e para të mëngjesit e ka uruar edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka “bërë Bajram”, me policët që qëndrojnë para shtëpisë së tij, duke u shpërndarë pije e ëmbëlsira.

“Mëngjesin e Bajramit të Madh, e nisim me mirënjohje për ata që çdo herë janë në krye të detyrës”, shkruan Haradinaj në Facebook.

“Të dashur bashkëkombës shqiptarë myslimanë! Ndjenja e afërsisë, përkushtimit, mëshirës e bujarisë, që reflekton kjo festë e madhe, të na përcjellin e bashkojnë çdo herë.

Qofshin të pranuara lutjet dhe agjërimi juaj”, përfundon urimi i Haradinajt.

Mëngjesin e Bajramit të Madh, e nisim me mirënjohje për ata që çdo herë janë në krye të detyrës.

Të dashur…

Posted by Ramush Haradinaj on Wednesday, May 12, 2021

Ndërsa, “të gjithë besimtarëve myslimanë” u ka uruar me “fat Fitër Bajrami”, edhe lideri i opozitës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

“Me shpresën që agjërimi e lutjet tuaja të jenë pranuar, uroj që kjo festë, në gjithë mirësinë e mbarësinë e saj, të sjellë shëndet e begati në shtëpitë e familjet tuaja”, shkruan Abdixhiku në Facebook.

“Festa e Bajramit kulmon pas një muaji të shenjtë sakrifice. Tek ky muaj besimtarët synojnë gjetjen e mirëkuptimit dhe ndjenjës së dhembshurisë e të bamirësisë për ata që kanë nevojë për ndihmë dhe solidaritet; për vepra të mira e për afrim me njëri-tjetrin.

Këtë afrim e gjejmë në këtë festë. Këtë mësim e shpërndajmë mes nesh; tek të afërmit e të huajt pa dallim, por mbi të gjitha, tek nevojtarët e shumtë në këtë vend”.

 

Të gjithë besimtarëve islam, me fat Fitër Bajrami!

Me shpresën që agjerimi e lutjet tuaja të jenë pranuar, uroj që kjo…

Posted by Lumir Abdixhiku on Wednesday, May 12, 2021

Urim për pranim të agjërimit të gjithë myslimanëve u ka bërë mbrëmë vonë edhe udhëheqësi aktual i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.

“Urime të gjithë qytetarëve të besimit islam përfundimi i muajit të shenjtë të Ramazanit. Agjërim të pranuar dhe mirësia e bekimi i Zotit qoftë me ju dhe familjet tuaja”, ka shkruar Hoxhaj, po në Facebook.

 

Urime të gjithë qytetarëve të besimit islam përfundmi i muajit të shenjtë të Ramazanit. Agjërim të pranuar dhe mirësia e bekimi i Zotit qoftë me ju dhe familjet tuaja. 🌙🕌

Posted by Enver Hoxhaj on Wednesday, May 12, 2021

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore