Shqipëria

Konsumoi fotoksinë, humb jetën 23-vjeçarja në Shkodër


Në Spitalin Rajonal Shkodër, është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasja S. H., 23 vjeçe, banuese në Shkodër, e cila më pas ka humbur jetën.

Policia njofton se nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase ka humbur jetën, si pasojë e konsumimit të lëndës helmuese fotoksinë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore