Kosova

Konjufcës i dorëzohet raporti i progresit nga shefi i zyrës së BE-së


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunuog

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë ditës së mërkurë ka pritur në takim shefin e zyrës së BE-së në Kosovës Tomas Szunyog, nga i cili ka pranuar Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën dhe Pakon e Zgjerimit të Bashkimit Evropian për vitin 2021.

Konjufca ka nënvizuar progresin e theksuar në implementimin reformave që kontribuojnë në procesin e integruar të Kosovës dhe BE-së.

“Duke veçuar me këtë rast si shembull për demokracinë në rajon e më gjerë mbajtjen e dy palë zgjedhjeve të lira e demokratike brenda këtij viti”, thuhet në njoftim.

Ai gjatë këtij takimi ka vlerësuar bashkëpunimin dy palësh dhe kontributin e Bashkimit Evropian për perspektiven evropiane të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunuog

Ndërsa, shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, ka shprehur mirënjohje për frymën bashkëpunuese dhe rikonfirmoi gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit në drejtim të avancimit të legjislacionit, sundimit të ligjit dhe shtyrjes përpara të agjendës së përbashkët evropiane.

Ndërkaq , gjatë ditës së martë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte thënë për Raportin e Progresit se përfshinë periudhën një vjeçare, ndërkaq në gjashtë muajt që ai është në Qeveri ka pasur progres.

“Sot kemi pranuar raportin për vendin, i njohur si Raporti i Progresit, ky është raporti i parë për neve si qeveri, i cili mat periudhën një vjeçare nga tetori i vitit 2020 deri në tetor 2021, duke qenë se është një raport vjetor, ai mat progresin e marrë së bashku në dy gjashtë mujorët, para qeverisjes sonë dhe gjatë qeverisjes sonë, e të cilat dallojnë si dita me natën”, kishte thënë Kurti.

Kurse, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar “Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën” nga shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Përmes një komunikate për media, bëhej e ditur se Osmani ka nënvizuar se Kosova ka prioritet anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Gjatë takimit, Presidentja kërkoi sqarime për moskonsultimin e institucionit të Presidencës në fazën përpara para hartimit të raportit, siç janë konsultuar të gjitha institucionet e tjera dhe shoqëria civile. Ajo potencoi rëndësinë që raporti i ardhshëm të jetë gjithëpërfshirës dhe të reflektoj kontributin e Presidencës për arritjet gjatë periudhës raportuese”, thuhej në komunikatë.

Ndërsa, kishte theksuar se rritja e reformave evropiane duhet të ndjekjet me diskutime dhe me institucionet dhe shtetet anëtare të BE-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore