Kosova

Komercialja pas akuzave për ndalimin e punimeve në “Rrugën A”: Gjyqtarët duhet të lihen të punojnë të pavarur


"Rruga A"

Gjykata Komerciale ka shprehur “shqetësimin” e saj në lidhje me akuzat të Kryetari të Prishtinës, Përparim Rama, si dhe akterëve tjerë, drejt këtij institucion se vendimi për t’i ndalë punimet në “Rrugën A” është i bazuar në interesa publike, pasi që gjyqtarja që mori këtë vendim ishte Vlora Pacolli – motra e deputetes të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.

“Gjykata Komerciale e Kosovës, shpreh shqetësimin e saj lidhur me deklarimet e zyrtarëve shtetëror, lidhur me rastin e marrjes së vendimit për caktimin e masës së sigurisë, përkatësisht shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të OshP-së në rastin ‘Rruga A’, e cila është në procedurë pranë Dhomës së Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale”, kanë thënë nga kjo gjykatë.

Në reagimin e tyre, ata kanë thënë se “përmbajtja dhe retorika e mediave, si dhe deklaratat e politikanëve, mund të kenë ndikim të madh në opinionin publik dhe besimin në institucionet gjyqësore”.

“Andaj, është e rëndësishme që të ndërtohet një kulturë e respektimit të vendimeve gjyqësore dhe të kujdesemi për të mos paragjykuar ato, duke lënë gjyqtarët të punojnë në mënyrë të pavarur dhe të bazuar në ligj dhe fakte”.

Aty thuhet se palët kanë të drejtën e tyre të shfrytëzimit të mjeteve juridike për vlerësimin e vendimit nga instancat më të larta gjyqësore, “andaj nuk duhet të paragjykohet çështja pa marr epilog përfundimtar”.

Motra e Fitore Pacollit ndalon punimet në “Rrugën A” në Prishtinë, vendos masë të përkohshme

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore