KFOR-i dënon sulmet ndaj gazetarëve: Ne jemi reaguesi i tretë, Policia mbetet përgjegjëse për sundim të ligjit
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka reaguar për sulmet ndaj gazetarëve në Veri të Kosovës.
Përmes një komunikate për media thanë se “KFOR-i dënon ashpër sulmet ndaj gazetarëve në veri të Kosovës gjatë ushtrimit të profesionit të tyre”.
“Liria e shtypit dhe liria e shprehjes janë vlera themelore të cilat duhet të respektohen nga të gjithë. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna ose veprimet e mëtejshme që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm dhe të sigurojnë që mediat të mund të kryejnë punën e tyre themelore në mënyrë të sigurt”, thuhet në komunikatën e tyre.
Aty potencohet se pas incidenteve të 29% të majit, kur një numër i madh i paqeruajtësve të KFOR-it u plagosën “në sulme të paprovokuara, trupat e KFOR-it janë vendosur rreth ndërtesave të komunave Veriore për të ndihmuar në parandalimin e përleshjeve të mëtejshme”.
“KFOR-i mbetet reaguesi i tretë dhe Policia e Kosovës mbetet përgjegjëse për sigurimin e sundimit të ligjit në mbarë Kosovën”, potencojnë ata.
Ndërkaq, nga misioni i NATO-s në Kosovë kanë shtuar se do të vazhdojnë që të kryejnë mandatin e tyre “në mënyrë të paanshme, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, dhe mbështet plotësisht dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si e vetmja rrugë përpara”.
“Gjithashtu, komandanti i KFOR-it është në kontakt të rregullt me të gjithë homologët e tij kryesorë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave të sigurisë në Kosovë, si dhe me përfaqësues të Forcave të Armatosura të Serbisë, Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), OSBE-së. dhe komunitetit diplomatik”, përfundon komunikata e tyre.
Ndryshe, të premten në Komunën e Leposaviqit u sulmuan nëntë gazetarë prej të cilët nëntë kanë marrë lëndime trupore, sulmet u dënuan nga të gjithë përfshirë krerët institucionalë shtetërore e diplomatë të huajë të akredituar.
Ndërsa, Policia e Kosovës, pas sulmit të gazetarëve, njoftoi për arrestimin e njërit nga huliganët i cili ishte pjesë e grupit të cilët sulmuan punonjësit e mediave të premten.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi